← Kthehu te regjistrimi

Privatësia

Çfarë ruajmë për ty dhe çfarë jo, shkurt dhe pa fjalë të mëdha.

Çfarë ruajmë

Çfarë nuk ruajmë

Dokumenti

Dokumenti shihet vetëm nga persona që verifikojnë regjistrimet. Pasi të merret vendimi (verifikim ose refuzim), skedari fshihet përfundimisht dhe ruhet vetëm fakti që u shqyrtua, nga kush dhe kur. Çdo hapje dokumenti regjistrohet.

Kush i sheh të dhënat

Të dhënat i sheh një ekip i vogël administruesish. Pika e kontaktit e fakultetit ose universitetit tënd, nëse ka, sheh emrin, telefonin dhe email-in tënd për të të kontaktuar për organizimin. Nuk i japim të dhënat askujt tjetër, nuk i shesim dhe nuk i përdorim për reklama. Çdo eksport dhe çdo hapje kontaktesh regjistrohet.

Nëse aplikon për një rol (p.sh. delegat), komisioni që shqyrton atë thirrje sheh emrin, njësinë, motivimin, email-in dhe telefonin tënd, vetëm për të të kontaktuar gjatë shqyrtimit. Komisioni mund të përfshijë persona jashtë lëvizjes; formulari i aplikimit ta thotë para se ta dërgosh.

Nëse u regjistrove me linkun e një pike kontakti ose ambasadori, ruajmë kodin e atij linku, për të ditur cilat linke sjellin njerëz. Ky kod nuk shfaqet askund te anëtarët.

Aplikacioni i anëtarëve

Votimi

Vota enkriptohet në telefonin tënd para se të dërgohet. Ruhet në një bazë të dhënash të veçantë, pa emrin tënd, pa orën dhe pa asnjë lidhje me llogarinë. Sistemi ruan veçmas vetëm faktin që ke votuar, që askush të mos votojë dy herë. Fletët hapen vetëm pas mbylljes, kur 2 nga 3 mbajtësit e çelësit bashkojnë pjesët e tyre; as administruesit nuk shohin çfarë votove. Njësitë me pak votues publikohen të bashkuara me të tjera, që vota të mos merret me mend.

Siguria

Të dhënat ruhen në një bazë të mbrojtur, me akses vetëm për administruesit me llogari personale. Asnjë sistem nuk është i padepërtueshëm, prandaj ruajmë vetëm ç'është e nevojshme.

Korrigjimi dhe fshirja

Mund të kërkosh të korrigjojmë ose të fshijmë të dhënat e tua në çdo kohë. Na shkruaj në Instagram te @levizjastudentorekombetare me emrin dhe email-in e regjistrimit.

Nga studentët, për studentët.